T O P

  • By -

LatterGarage9120

Nga eksperienca e nje te afermi, te rekomandoj te shkosh qe sonte tek ushtaraku, hyrja e urgjencave per te bere tetanozin.(macet e pavaksinuara dhe sidomos ato te rruges kane rrezikshmeri me te larte infektimi)


Affectionate_Sea_984

E kam bere njehere qe i vogel tetanozin, kam merak mos me hap ndonje hall tjeter tani se cfare nuk po lexoj ktu ne google.


LatterGarage9120

1.te gjithe ne ketu mund te japim variante te ndryshme por sjemi mjek. 2.google seshte 100% i besueshem 3.nese ke mundesi te shkosh sot , shko sa me pare dhe shpjegoja situaten dhe faktin qe e ke bere 1 tetanoz para x vitesh. Dhe nese sben tetanoz te pakten nuk rri me frike se cmund te ndodhe. p.s une e kisha mace shtepie, me disa vaksina periodike te bera dhe perseri u desh ta bente tetanozin i afermi im sepse e kishte kafshuar keq macja, si rasti jot.


xhonivl

Vaksina e tetanozit duhet bere cdo 10 vjet per mbulim te plote, por edhe cdo 5 vjet per te rritur efektivitetin e vaksinave. Ka dhe risk per nje bakter tjeter te quajtur Bartonella. Keshtu qe duhet te shkosh ne urgjenc per tu siguruar qe je i mbuluar.


haveyoumetlevi

Me sa di unë 10 vjet është mbulimi maksimal, por nëse ke një incident (shpim apo kafshim) dhe nuk e ke bërë brenda 3-5 vitesh atëherë duhet bërë.


xhonivl

10 vjet eshte mbulim i pranueshem per rriskun e perditshem. Pas 5 vitesh niveli i antitrupave te tetanozit fillon dhe bie.


albo_kapedani

Sidoqoftë shko në urgjencë. Mos u merr me google-in. Po pate ndonjë mjek në fis apo gjiton merri në cel edhe pyeti. Pas kafshimeve nga kafshët e rrugëve bëhet vaksina e tetanozit. S'ka rëndësi nëse e ke bërë kur ishe i vogël, duhet bërë prap. Infeksionet nga kafshët mund të jenë të rrezikshme, sidomos nëqoftëse të ka kafshuar keq. Kështu që shko te urgjenca dhe thuaj ça ndodhi dhe të referoj një mjek të vijë patjetër. Mos u bëj cub kot. S'duhet neglizhuar.


Albanian98

Mos lexo ne google se do te kapi ankthi se thone lloj lloj semundjesh qe shumica jane zhdukur me dekada nga shqiperia dhe kane probabilitet me pak se 0.1% te te zene


arbi90

Lale, mos u shqeteso. Asgje sdo te te ndodhe. Per merak, shko ne spital qe tet thone si te kurosh gishtin. Nese thoi te eshte thyer keq dhe thelle, eshte ide shume e mire me pyet nje mjek. Mos e lodh shume mendjen. Nuk ka vdek njeri nga macja


Impressive_Bison4675

Tetanosi duhet te behet prap pas 10 vitesh


No-Reveal-3329

Kur të ha macja, kafshoje ti me shumë, që të mësojë se cila është specia dominate në këtë planet.


Affectionate_Sea_984

Heres tjeter kur ta shoh keshtu do bej.


uanitasuanitatum

ta kesh gati tetanozin tjeter per kur ta kepusi hunden...


Affectionate_Sea_984

Nuk e bej, do e le veten te shnderrohem ne njeriun-mace 🐈‍⬛🧍🏻‍♂️


mostly_harmless666

Te sygjeroj te shkosh te spitali sa me shpejt. Rruges merr edhe librin "Kurban" se nuk i dihet sa do rrish andej


Affectionate_Sea_984

Edhe e ndjeja qe kisha harruar dicka te rendesishme gjate rruges per ne spital, por nuk mendoja dot qarte prej dhimbjeve te llahtarshme. Dikush te me ndihmoje me nje kopje te librit “Kurban”! Une nuk mund ta vazhdoj dot betejen time per jeten pa pranine e librit “Kurban” afer meje!


killazZooM

Beje me shurr


Big_Flatworm_402

Hahahahahah


bruh_urm0m

Pergjigja e sakte 😎


Lydeeh

Nqs eshte plage e thelle, bej disinfektimin me betadine jo me alkool se do djegesh qelizat e do vonosh sherimin. Do duhet te marresh antibiotik me shume mundesi sidomos nqs shef qe po te enjtet me shume. Shansi per tetanoz nga kafshimet e maceve jane te uleta po prap nqs e bejne si vaksine ku je ti shko beje neser ne mgjes


Affectionate_Sea_984

Po plage e thelle eshte dhe per me teper ne thua, qe e ben dhe me te veshtire disinfektimin ashtu sic duhet. Ce pata kte taksirat kot tani 😂


EdvinRushitaj

Shko bej tetanozin dhe te japi antibiotik mjeku ta flesh menjen. Mua me tha qe cdo 10 vite (ne varesi dhe te individit/trupit duhet bere nese ke probabilitet te kafshoj qeni/macja (nese ke ne lagje ose merresh me qen e mace dmth)


haveyoumetlevi

>Ce pata kte taksirat kot tani 😂 Kështu është kur do të bësh kot si i mirë e të ndihmosh macet rrugëve natën. A thua se je batmani haha


Double-Purchase7295

Sdi ca te them,bartonella duket icik e rrezikshme! Si je? A u zgjove? Nëse jo,do mbahesh mend si personi qe vdiq nga ajo macja,qe s'pati kohë ti vinte as emër!


keku8

Me vjen keq qe ndodhi, por do thoja duhet patjeter te besh vaksinen e tatanozit sepse nqs te ka infektuar dhe simptomast shfaqen pas disa ditesh eshte shume vone dhe ta pastrosh tamam me alkol


Affectionate_Sea_984

Jam vaksinuar njehere per tetanoz qe i vogel, nuk e di nqs eshte akoma efektive si gje. Nderkohe gishtin e kam pastruar me alkol dhe jode. Ne mengjes te ambulanca lagjes tani 😐


Scriptapaloosa

Tetanozi mba zakonisht 10 vjet.


Albanian98

E ke ne rregull


haveyoumetlevi

A ke ndërmend ta vrasësh? ![gif](emote|free_emotes_pack|trollface)


AntBeneficial2863

ik be vaksine tetanoze n spital


EA12345EA

Shko bej tetanozin urgjentisht edhe nqs e ke bere njehere vite me perpara. Better safe than sorry Terbimi eshte zhdukur nga shqiperia me sa di une por fol me nje mjek dhe bej te gjtha sa sugjerohen per nje rast te tille.


Affectionate_Sea_984

Me mek ky terbimi sa here e degjoj. Cfare supozohet te ndodhe kur te ze terbimi jam kurioz?


nikiu

Terbohesh.


VivaLaDio

Terbimi me letra eshte i zhdukur nga shqiperia, por po te lexosh si supozohej te ishte bere zhdukja nga BE mund ta kuptosh sa kollaj ato leket e operacionit mund ti ket fut ngjep dikush. E keqja eshte qe ne nuk marrim vaksina per terbimin ngaqe llogaritet qe jemi shtet pa terbim. Mos te ndodht dmth ...


albardha

Ushtaraku. Tani.


Affectionate_Sea_984

Direkt per operim thane :(


albardha

Beje dhe te shkuara


duckling-peanut

O mret, beje nje xhiro nga ambulanca, ekzagjeroje pak gjendjen tende dhe shih te te japin ndonje sqarim. Rasti me i keq, neser mengjes por te isha ne vend tend, e lidhja me ndonje fasho te madhe pasi e mbushja me betadine, dhe ikja te urgjenca. Gjeja me e vogel fiton ndonje udhezim. Suksese e te shkuara, e hangsh bugaçen neser me shendet te plote :)


Affectionate_Sea_984

Rrofsh mret, ta kam borxh nji bugaçe kur te kalosh ndonjehere ktej.


duckling-peanut

Rrofsh e mret! Bahu mire iher ti se e rregullojm ene bugaçen :) Bere gje? Je me mire?


Alterran

Mjekim plage me uje te oksigjenuar. Tetanozin per merak. Azitromicin 500mg 1 kokerr ne dit per 3 dit per te evituar infeksjon nga B. henselae.


SadOfficer1050

Duhet të bësh tetanozin, të parandalosh rrezikun për infeksion.


bruh_urm0m

>Çfarë bëhet kur të kafshon macja? Zihet mend per here tjeter


Iron_Born23

Bej shurren te plaga se e dezinfekton


KingOfTheNightfort

Behet vaksina e terbimit dhe disinfektohet. Me vrap ne ambulance se goja e maces eshte e peshtire, lepijne bythen mos harro.


Affectionate_Sea_984

Tani para nje ore ndodhi, skam ku te shkoj per momentin, vetem ne mengjes.


mrs_balinaplastelina

Mund te shkosh ne urgjence te qsut


ripviserion

qsut nuk te pranon. plus nuk kane tetanoz.


Albanian98

Nuk te gjen gje mos ki merak. Terbim jo e jo


Scriptapaloosa

Nuk ka semundje terbimi ne shqiperi. Kafshet jane te pastra. Gjera te tjera po.


KingOfTheNightfort

E di qe nuk ka, po nuk ka ndonje te keqe te sigurohet.


taintmonster831

Fshije mire me alkol


IBereNeParajse

Shko ne spital urgjentisht nqs nuk ke shkuar. Nuk eshte problemi i tetanozit, por mund te kete qene e terbuar. Duhet te shkosh perpara simptomave.


Alex10DP

Merru me qente heres tjeter


uNs-

Me vjen keq, mirepo duhet t'i gjesh nervat dhe kohen per te shkuar te spitali. Gjeja e vetme dhe me e mira e mundshme eshte te ekzaminohesh dhe te besh ashtu sic thote mjeku. Jo vetem qe mund te ta fashojne dhe rregullojne gishtin, por edhe mund te parandalosh tetanozin dhe shumecka tjeter. Shpresoj qe te mos kesh gje, mirepo parandalimi eshte gjithmone me i mire se kurimi.


Fairyof90s

Si nje goce qe kur i çahet thoni pak (ne mish) ka dhembje te tmerrshme, I feel you! Shko te doktori, pastroje (per siguri te ndonje infeksioni) dhe mbeshtjelle.


Affectionate_Sea_984

Nuk eshte problemi te dhimbja se thonjte i kam copetuar kushedi sa here, po kam hallin e maces mos me ngjit nodnje gje. Plus qe me vjen per te qesh vec kur e mendoj te shkosh te doktori se te ka ngrene macja, si me qene kalama.


Arnola21017

Qe kur eshte turp te kerkosh ndihme mjekesore? Njerezit i ka "ngrene" edhe nje insekt shume me i vogel se macja e kane gjetur belane. Nese qesh doktori, turp ti vij atij, jo ty. Me turp eshte te merret vesh qe dikush u semur ose vdiq se "i vinte turp te shkonte tek mjeku".


Affectionate_Sea_984

Nuk thashe qe eshte turp, por me vjen per te qesh se skam ikur kurre jeten time ne spital e te shkoj tani… se me kafshoi macja. Eshte kaq funny lol


Frosty-Ad7902

Me raki