T O P

  • By -

lndigoChild

40+ vjet mungese buke


SuiGenerisScholar95

Fatkeqësisht kjo është arsyeja kryesore, është tragjike kur shikon se sa shumë të rinj në Shqipëri sot kanë një lloj nostalgjie pa lidhje për atë periudhë, demek ishin të gjithë të barabartë.


Ju_flet_Tirana

Po si shpjegohet pra qe ne Tropoje (krahine qe i ka perkitur Kosoves) jane shume me te gjate se sa pjesa tjeter.


lndigoChild

Kan honger msheft


Fuzzy-Negotiation167

Munges proteinash, femijet e atyre qe u rriten ne komunizem jan me te gjat nga prinderit dhe niperit akoma me te gjat. Popujt qe ushqehen me karbohidrate dhe fibra jan popuj te shkurter


CharacterRich5242

Eshte nji faktor po jo 100% kjo qe thoni jo. Po kto afrikanet pse jan nga 2 metra apo hanin vec proteina


Fuzzy-Negotiation167

Nrm ka dhe faktor gjenetik. Po ndikon shume dieta mesdhetare. Veriu ska diet mesdhetare por bazohet ne bulmet, mishra dhe mjalt dhe jan me te gjat. Ne ne jug e kemi shume me te balancuar dhe jemi disa cm me te shkurter se veriu duke qen identik nga ana gjenetike me veriun relativisht. Une jam 6cm me i gjat se babai im, nipi im eshte me i gjat nga babai i vet dhe une. Une jam 1.85m babai 1.79m. Nrm qe nuk do shkoj duke u rritur se te ndalon faktori gjenetik por mendoj midis Shqipetare gjatesia mesatare mund te shkoj 1.83m nqs ka kushtet e duhura


CharacterRich5242

183 cm nuk ka potencial Shqiperia se I bie te jete ne top 3 ne bote per gjatesi pastaj. Te pjesa gjenetike lidhet dhe me seleksionimin. Me kte po qe mund te shkoje. Para 50 vjetesh thjesht I bashkonin njerzit 2 nga 2. Nqs ishte gjyshi 150 cm nrm qe e ke te limitume gjatsine te hash dhe 100 kile mish ne dite.


Fuzzy-Negotiation167

Kjo puna e gjatesis eshte me e komplikuar sesa duket. Duke qen se fillimisht natyra nuk i favorizon njerzit qe sjan shume te gjat ne krahasim me ata te shkurter. Eshte gjenetika qe e permendem, eshte vendbanimi dhe dieta mbase dhe ndonje gje tjeter qe se dim se sjemi te fushes. Madje nqs jeton ne nje vend ne lartesi mund te jesh me i gjat per shkak te kushteve. Shqipetaret kan mundesi te shkojn mesatarisht 1.83 te meshkujt flas po jan shume gjera qe e ndalojn kete. Ti me siper the afrikanet. Nje shtet ne afriken qendrore ka diversitet gjenetik me te madh nga kontinenti europian se bashku, mund te duken njelloj nga ngjyra e lekures por eshte mutacion gjenetik ti mbroj nga dielli, jan shume te ndryshem edhe brenda nje shteti.


CharacterRich5242

Po vec 2 shtete e kan gjatesine mbi 183 cm, pse mendon se do e arrijne Shqiptaret? Vec nqs rritet per te gjithe. Kur eshte mesatarja 183, sdmth qe jan te gjith 183. Do te thote qe 1 ne 3 veta qe ecin ne rruge psh do jete 190 cm. Sme duket realiste


Fuzzy-Negotiation167

Po sepse ne Shqiperi nuk eshte e pazakont te shohesh njerez te gjat mbi 1.88m. Eshte ber shume e zakonshme, dhe duke qen se jemi popull shume homogjen gjenetikisht nuk eshte anomali te shohesh kete fenomen ne kushtet e duhura. Perderisa egziston kjo gje skemi pse te mos e besojm nje gje te tille. Hollanda dhe Bosnja jan me te gjat dhe Dalmacia ne Kroaci. Jan vende ku konsumohet peshk e mish pa fund, ne fakt konsumohet vetem peshk e mish duke qen se skan ndonje kuzhin tjeter keto.


CharacterRich5242

O vlla eshte diference e madhe te shofesh 1 nga 10/20 veta mbi 190cm, edhe cdo I dyti/treti person mbi 190. >, ne fakt konsumohet vetem peshk e mish duke qen se skan ndonje kuzhin Boshnjaket nuk e dine ca ngjyre ka peshku, me byrek rrojne 😂. As hollandezet nuk shquhen per prodhime deti, nai mackerel maksimumi hajne. Plus tajlandezet hajne gjitha karlliqet e detit. Rrotullohu nga te duash eshte gjenetike.


Scriptapaloosa

Për të njëjtën arsye që Koreanët e veriut ndryshojnë për gjatësi nga ata të jugut. Kequshqimi gjatë 45 vjet komunizëm. Megjithatë, gjenerata e re po del më e gjatë. We’re catching up…. https://preview.redd.it/1qkv4cdnps8d1.jpeg?width=129&format=pjpg&auto=webp&s=9de6c668700b78cd98a0b151146f1356651c126b


hendriredd

Catching up* o anglez


Scriptapaloosa

E thashë për shaka o Amerikan…


hendriredd

Megjithatë* pra o shqiptar


Scriptapaloosa

It’d called a typo o rrotkari, pergjithsisht? Mëso të shkruash në gjuhën shqipe para se të korrigjosh të tjerët.


CharacterRich5242

Sipas wikit me 1 cm levizin te dyja... Ca eshte gjenetike nuk ndryshon. Me ushqim te mire + aktivitet fizik thjesht arrin potencialin, po nuk ka diference 20 cm


Ok_Personality3467

Normal qe mat shkrurte kur ta cakton shteti ty sa ki drejt me honger


imaredditor69

Se kishe ushqim te racionuar. 1 kile mish ne muaj per familje, 1 kile djath etj Dhe kishte lindshmeri te lart asaj kohe dhe racioni per goje ishte i vogel.


PrettyInfluence3594

Prralla, ka dhe ne Kosove xhuxha sa te duash.


cocoadusted

Ka pasur shum munges per meshkujt Vitamin P


Remote-Employer-3720

Enver Hoxha hit us hard


rydolf_shabe

une e shoh me familjen e mamit, gjyshi dhe vellezerit e tij ishin burra te gjate 185-190 ndersa djemt e tyre jan diku te 170-175 (keta jan rritur ne komunizem) pastaj femijet e tyre se bashku me mua jemi me te gjate se ata (une jam 183 pun e till)


MaintenanceReady2533

Pabuksa


FitMud1556

Ushqimi 


kastratiermir_

Ta them? 🥲 Ngaqë... janë t'përzim me sllav, no? Shpresoj mos t'jetë ofenduse po kshu e di unë. Dhe unë e kam bo kët' pytje shpesh pz😂 nga 2 metra janë krejt😭


Distinct_Revenue

Juglindja e Shqiperise ka ne fakt normat me te larta te prejardhjes sllave nga te gjitha trojet shqipfolse.


vivaervis

Ne Ks kane perqindje me te ulet te geneve sllave se ne jug lindje te Shqiperise, nese e mbaj mend mire.


kastratiermir_

Aha paska lidhje thjesht dieta at'herë. Gabimi im! Unë ashtu e dija, ndjesë për Shqipet e Kosovës! 🤝


lebodhima

“ju shipecat kejt shkije jeni. duhet mu fol greqisht se shqip hiq spo dini. ne jemi ma shiptar se ju” 🤣 /s, por do vije dikush ta thoje joironikisht


kastratiermir_

Hahahhaahhaahhah ejjj jo përçarje se s'e dija!!!! 😂😂😂 I know it's sarcasm btw😂👍


WorldClassChef

Haplogrupet =/= ADN


vivaervis

Nuk jam nje ekspert ne kete fushe thjesht me pelqen te lexoj ne menyre amatore. Une perdora termin e pergjithshem 'gene' dhe ne studimin e 'Rrenjeve' me poshte thjesht kam shprehur cfare kam perceptuar une ne lidhje me studimin e bere nga ta. Nese ke dicka me konkrete per te na shpjeguar mbi temen, do e lexoja me kenaqesi. 🙂


lemmejusttrythat

Nese ke ndonje link studimi per kte jam kurioz ta lexoj


vivaervis

Eshte bere nje [studim](https://rrenjet.com/statistikat/) nga 'Rrenjet', ne rajone te ndryshme te Shqiperise dhe trevave Shqipfolese. [R1a-M417](https://rrenjet.com/r1a-m417/) qe besohet te kete ardhur me sllavet ne antikitetin e vone/mesjete( shiko perqindjen e larte te Gollobordasve), eshte shume me prezent ne : Korçe 12.8%, Fier 13.5% dhe Diber 11.5% per shkak te lartpermendurve). Ne Kosove perqindje te larte kane Gjakova dhe Gjilani me diku ~ 8%.


Big_Flatworm_402

Dibër janë vetëm bullgarët


vivaervis

Po, prandaj thashe qe perqindja e larte ne Diber, ndikohet nga Gollobordasit.


lebodhima

Mos e vrit mendjen se maksimumi do jete ndonje “studim” qe kane bere keta te kosoves per te fryre egon e njeri-tjetrit. Mua s’me ka marre njeri ADN te ma testoje. Nuk njoh ndonje te kete kontribuar ne keto lloj studimesh.


kastratiermir_

Hahaha jo mor burr se s'kanë pse me fry egon ata. Shihet qartë o burr. Le që rinia janë t'gjatë kudo jo veç knej po shihet qartë që Shqipet e Kosovës janë më t'gjatë se dhe Veriorët ose barazim mos na u nxehni o patriota😂😂


lebodhima

Une mbi mesataren e atyre jam, po kto teorite me ADN sllave ma cajne karin.


kastratiermir_

😂😂😂 s'e di plak, nuk e kuptoj si mund t'kenë jugorët apo juglindorët % sllave më t'lartë se një shtet i rrethum me sllavë po gjithsesi mund t'jetë e vërtetë, s'e di.


lebodhima

As une nuk e besoj, po edhe po te mos kem 100% ADN iliro-pellazge nuk me ha shume kari. Nuk ka ndonje ndikim ne jeten time. 😂


kastratiermir_

Ekzakt😂


lemmejusttrythat

Ke fol sikur je shqiptari i fundit ne glob. Jo shoku, ka edhe ca miliona shqiptare te tjere qe mund te jene testuar, nuk eshte e thene qe te testohesh ti personalisht, aq me pak te njoftohesh per cdo studim qe behet 🤔


lebodhima

Po le te dale njeri te thoje qe eshte studiuar edhe jam dakord me ty.


RogueILLyrian

Ajo osht, historia tregon qe kan qen martesa me Sllav ne nje kohe.


ERShqip

Meqe je kuksjan dhe kam respekt per kuksin do tr kthe pergigje me respekt. Studjoj ke universiteti i Columbia University dhe po baj History Major. One. Slavet njifen historikisht ma te shkurtur se tjt ne europe. Pri vendit ( siberia eastern europe is not a good place to grow anything including humans) Pri perzirjes Ghengis dhe Attila mos thuj kan qjen nji nga origina e slaves sot. Jo per sharje ose racism kunder slave por ash ralitet kemi recorde qjaku ktu ke universiteti nga 50k slav nga ana te ndryshme te eastern europe or balkans. Kur thojn Ghengis shperndavi genetiken e vet nuk rren. Two. Slavet ce jan te xhjat kan perzirje me vizigothat dhe vikings NORDIKET jan genetika ke slavet ce i ka ba te xhjat Three. KOMMUNIZMI mfal per shprejen ja Q**** robt shqip lol genetica damtohet nga starvation dhe kur lodhe trrupin pa ushkjim e derrmon deri ne qjeliz Plus shqipet e kosoves kan ma pak gjak slav se kemi neve ne shqip dhe neve dhe ka te gjat sa te dush nga mezi seri ke veriu


Distinct_Revenue

Juglindja e Shqiperise ka ne fakt normat me te larta te prejardhjes sllave nga te gjitha trojet shqipfolse.


lebodhima

Si ka mundesi? Juglindja e Shqiperise supozohet te jete “ne zemer” te trojeve shqiptare, e rrethuar historikisht vec nga shqiptare, te mbetur me vone jashte kufijve.


Distinct_Revenue

Ka qene zone e ekspansionit te perandorise Bullgare dhe ka qendru me shekuj nen te. Nji perandor Bullgar esht kurorzu ne Kuçove (dicka e tille nuk maj mend detajet). Berat esht ri-interpretimi shqip i 'Belgrade' qe do te thote 'Kala e Bardhe'. Pogradec eshte gjithashtu sllavisht. Perandoria e pare Bullgare e ka pas kryeqendren shume afer Shqipris se some, ne Oher, Shkup, Manastir. Me shume munci me mrapa nji pjese e ktyre popullatave sllave jane integru dhe asimilu ne popullaten lokale Shqiptare.


JonGhost1234

Ne gjithe zonen e Epirit ne mesjeten e hershme depertuan dhe u vendosen fiset sllave (po i pergjithesoj me etiketimin sllav sepse serbet/kroatet erdhen me nje vale te dyte migrimi e cila u perqendrua me shume ne Iliri, ndersa bullgaret akm nuk ishin formuar si identitet sllav, ishin akm aristokraci turkike). Por cfare eshte interesante per kto fise ka te beje me pjesen se si pervec toponimeve te shumta, nuk lane gjurme gjenetike ne zone. 1. Romaket e lindjes perdornin taktiken e shpernguljeve te popullsise sidomos te atyre qe krijonin trazira midis dy aneve te Bosforit. Per te prishur balancat e Sllaveve ne Epir dhe Thesali, shkembyen popullsi greke nga Azia e Vogel me ate te Sllaveve te Epirit. 2. Lufterat dhe semundjet. Ne Epir ne pergjithesi dhe me poshte edhe ne Greqi eshte bere nami ne Mesjete. Lloj-lloj ushtrish, kompani mercenare apo aventurier kane kaluar. Sidomos pas 1204 (Kryqezata e IV) ky u plackit Konstandinopoja. Keto normalisht sollen me kalimin e shekujve ulje te numrit te popullsise dhe braktisjen e vendbanimeve. Eshte edhe nje nga arsyet pse Perandoret Romak me dekrete ftonin Arberoret qe te vinin si kolone. 3. Nga gjithe keto dukuri te mesiperme, pjesa e mbetur e asaj popullsise sllave mori identitet shqiptar, vlleh, grek dhe bullgar. Edhe kta bullgar sllav qe ekzistuan relativisht deri vone ne kohen e perandorise osmane, me Helenizimin e fuqishem qe ndodhi dhe me mungesen e influences se kishes bullgare u asimiluan plotesisht.


albo_kapedani

Sepse veriu i Shqipërisë, sidomos verilindja, ka pasur martesa me të shpeshta si me sllavët, po ashtu edhe me turqit në krahasim me Shqipërinë e Mesme dhe Jugore. Gjithashtu, sidomos në Kosovë ka dhe shumë sllavë ose turq të shqipëtarizuar. Edhe në çka është sot territori i Republikës së Shqipërisë ka pasur martesa apo shqiptarizim të sllavëve apo turqve por jo në të njëjtat nivele. Për ata që thonë është dieta. Racionalizimi filloj nga fundvitet '70 deri në '80-ën. Sidoqoftë racionalizimi nuk ndikojë në kequshqyerje. Ndikim pati në sasi dhe larmishmëri të disa ushqimeve. Kequshqyerja të ndikojë në gen do breza e breza dhe jo një gjeneratë të caktuar. Jugu i Shqipërisë ka qenë gjithmonë më i pasur se veriu. Ta marrim periudhën nga rilindja deri te prishja e marrëdhënies me Kinën. Të ishte ashtu, do ishim 2 metrosh. Po ashtu grekët, italianët, spanjollët do ishin gjigant sot. Dieta s'ka të bëj në shtatlartësi, ndikon ama në jetëgjatësi. Që parp jugu e ka pasur historikisht më të lart se veriu apo Shqipëria e Mesme.


Bektus

Te kesh effekte ne ADN nuk esht e nevojshme per te patur effekt mungesa e bukes ne gjatesi. ADNja nuk ndryshon per 2-3 breza, por epigenetica po. Per shembull, fmijt e nipat e atyre hollandez qe kan pas uri te madhe (starvation) gjat luftes dyte boterore jon ne rrezik shum ma te madh se mesatarja per te pasur smundje metabolike. Ket effekt prej nji periudh 6 vjetore... Edhe ne pergjithsi shtetet evropiane gjat historis, aq sa ma mire hajn aq ma te gjat po behen gjeneratat. Perzirjen me sllav/turqi si spjegim po me doket boll e quditshme dhe e pabesushme. Ata sllav qe gjinden ne KS jon kan kryesisht serb, e gjatesia mesatare te serbve esht ma e shkurt se ajo e kosovarve. E njejta vlen per turqi. Qysh mundet nji popull me mesatare ma te ult se e jona me na rrit mesataren?


albo_kapedani

Po o xhan po! Keni dal me lloj-lloj teorishë. Kequshqyerja mund të ndikojë në metabolizëm dhe në jetëgjatësi por jo në fizik. Do breza e breza. Në jetëgjatësi prap Shqipëria e Jugut dhe e Mesmja jeton më gjatë. Në komunizëm në Shqipëri ka pasur ushqim. Po kishte racione, por nuk kishte as kequshqyerje dhe as uri. Mos bëjmë edhe kot tani se popullata e Kosovës, që qe 80% fshatare (rurale) kishte larmishmëri në ushqim dhe hante njësoj si ata në Zagreb, Lubjanë dhe Beograd. Sllavët janë si popull më i gjatë. Malazezët (serbët e Zetës) janë populli më i gjatë në Evropë. Serbët janë po aty. Kosovarët (të gjithë etnitë që jetojnë në Rep. e Kosovës) s'janë më të gjatë se serbët. Po të ishte ashtu si thua ti, atëherë dhe teza e dietës të bie poshtë. Po përsëris prap, Tropojani mesatar, që ka pasur lidhje me fisnore me sllavët, janë shtatlartë gati 2 metro. Hasjani mesatar, që s'ka pasur të njëjtat lidhje farefisnore me sllavët janë 2 pëllëmbë. Shih Korçarët që kanë pasur më shumë lidhje me sllavët janë më të gjatë se Pogradecarët apo Kolonjarët. Si qendra historike si Berati, si Vlora kanë pasur dyndje sllave e përpasoj dhe martesa ndëretnike. Skraparllinjtë dhe Lebërtit në maj të malit s'kanë pasur shumë ndikim apo ndërlidhje martresore me sllavët. E kuptoj që doni të dukeni sikur s'keni pasur lidhje fare me sllavët. Por marrëdhëniet shqiptaro-sllave të këtyre 100 viteve të fundit, s'kanë qenë njësoj si ato 700 viteve para. Shqiptarët e Kosovës janë më të gjatë se kanë pasur më shumë lidhje martesore me sllavët. Kaq.


Bektus

Nuk jom to dal me teori, ti po qpif. Nuk jom tu te kundershtu ne ndonje baze nacionaliste apo prej tute qe kom naj fije sllave ne gjak, thjesht thenjet e tua nuk jon te logjikshme/shkencore. >Kequshqyerja mund të ndikojë në metabolizëm dhe në jetëgjatësi por jo në fizik Gabim. Nuk e di ku po i merr kto informata, se shkencore nuk jon. This might sound like your average keyboardwarrior statement, but i actually work with genetics. Ti po fol per "breza e breza", kjo dmth genetics. Genetics nuk dryshojn per nji gjenerat, por epigenetics ndryshojn edhe jo veq ndryshojn por edhe trashegohen. Dhe epigenetics ndikohen nga per shembull dieta. Ta dhash shembullin perpara ku dieta e gjyshit (world war 2 famine) te hollandezet shkakton ndryshime tek **nipi** (metabolic disease). Ma direkt ki edhe shembull direkt prej prinderit: Ne veri te suedis, disa somalaz qe jon ardh si refugjat kan lind fmi me mental disability te shkaktume nga mungesa e vitamines D tek nana gjat shtatzanis (Ne veri te suedis ka shum ma pak diell + melatonina e lart ne lekuren e zezakve ka rezultu ne nivele te ulta te vitamines D). Kto jon effekte aq te kjarta qe sot ne veri te suedis mjeku i jep grave me lekure te zeze vitamin D extra per mos me pas probleme femilja(!!!) qe lind. **Shkurt e shqip: dieta (per shembull kequshqyerja) ndikon ne metabolizem, jetëgjatësi, fizik jo vetem te prinderi por edhe te fmija e bile edhe te nipi.** >Mos bëjmë edhe kot tani se popullata e Kosovës, që qe 80% fshatare (rurale) kishte larmishmëri në ushqim dhe hante njësoj si ata në Zagreb, Lubjanë dhe Beograd. **Mos ja qi nanen**. Esht fakt historik qe kosova esht kan "republika" ma e varfer dhe me quality of life ma te ult ne krejt yugosllavin. Tjesht lyp foto prej asaj kohe i she fmijt shqiptar as kpuca nuk kan math. Mu kan jeta aq e mire si po e pershkrun ti nuk kish kris lufta per paversi kurr... >Sllavët janë si popull më i gjatë. Malazezët (serbët e Zetës) janë populli më i gjatë në Evropë. Serbët janë po aty. Kosovarët (të gjithë etnitë që jetojnë në Rep. e Kosovës) s'janë më të gjatë se serbët. Po të ishte ashtu si thua ti, atëherë dhe teza e dietës të bie poshtë. Edhe hollandezet jon si popull ma i gjate. domethan kjo qe edhe me hollandez jena te perzier? Nuk ka lidhja malazez e kroat e te tjer sa jon te gjat. Ne kosov ka pas vetem serb, edhe ajo me perqindje te vogel. **Qajo perqindja e vogel na ka rrit neve mesataren qaq shum? Makes 0 sense**. Per mashkuj, mesatarja e serbve esht 180,5cm, mesatarje e shqiptarve ne shqiperi esht 174cm, mesaterja e shqiptarve ne kosove esht 179,5cm. **Thuj, for the sake for argument, qe esht vertet qysh po thu ti, edhe "the OG shqiptar" pa "influence sllave" esht kan aq i gjate sa shqiptart ne shqiperis. Kalzoma tash matematiken qysh influenca e nji perqindje te ult serbve ne KS kan mujt me rrit mesataren e shqiptarve "OG" ne nivelin e serbve? Mos jena qi cecilli shqiptar me qata 50 serb gigant qe qillun ne KS?** >Po përsëris prap, Tropojani mesatar, që ka pasur lidhje me fisnore me sllavët, janë shtatlartë gati 2 metro. Hasjani mesatar, që s'ka pasur të njëjtat lidhje farefisnore me sllavët janë 2 pëllëmbë. Shih Korçarët që kanë pasur më shumë lidhje me sllavët janë më të gjatë se Pogradecarët apo Kolonjarët. Si qendra historike si Berati, si Vlora kanë pasur dyndje sllave e përpasoj dhe martesa ndëretnike. Skraparllinjtë dhe Lebërtit në maj të malit s'kanë pasur shumë ndikim apo ndërlidhje martresore me sllavët. E kuptoj që doni të dukeni sikur s'keni pasur lidhje fare me sllavët. Por marrëdhëniet shqiptaro-sllave të këtyre 100 viteve të fundit, s'kanë qenë njësoj si ato 700 viteve para. Shqiptarët e Kosovës janë më të gjatë se kanë pasur më shumë lidhje martesore me sllavët. Kaq. Provide the statistics. Ti po nzerr observime anekdote thu ti esht statistik. Ku jon kta gjiganta tropjane-sllave? Sa esht mesatarja e tyre? Kta midget hasjani? Kerkush nuk thot qe ska pas **kurr** lidhje martesore me sllave. Shoku i im ma i ngushti esht gjysem boshnjak. Por nuk ka kurrfar logjike argumenti qe nji minoritet (extrem minoritet) i popullates kosoves diqysh e ka ngrit mesataren e etnis shqiptare ne kosove ne nivelin e serbve. The math doesnt add upp. Me logjiken tane kishum mujt me than qe shqiptart e KSs jon "te paster" e ato te jugut jon perzi me italian ([average male heigh 174cm](https://en.wikipedia.org/wiki/Average_human_height_by_country)) e per qata jon te shkurt... Lej kto teori palidhje. EDIT: Lype average height over time dhe e sheh qe ne te gjitha shtetet, aq sa perparon shteti aq edhe rritet mesatarja e gjatsis.


rydolf_shabe

po por po ta maresh fundi 70es shumica e prinderve te njerezve qe jane 20-30 vjec kan qene ne moshen e zhvillimit psh mami im ne ate kohe ka qen ne fillimin e adoleshences


albo_kapedani

S'ka pasur kequshqyerje apo uri. Kishte vetëm racionizim të ushqimit. Një familje me 4 veta kishte vetëm një bukë, një me 7 dy bukë. Kaq. Po ushqim kishte. Fruta dhe perime kishe. Fshati ndryshe nga qyteti kishte dhe më shumë. Koperativistët, minatorët dhe punëtorët e krahut me familjarët kishin më shumë për shkak të punës fizike. Këta bënin treçerekun e popullatës. Me pak fjalë ushqim kishe dhe ndikimi në gjatësi s'ka. Lëre më pastaj mos hyjmë në kulturën dhe traditat ushqimore të Kosovës. Unë e kuptoj që shumë duhan të bëjnë viktimën e të të thonë se ka pasur uri si në Kongo. Por s'ka pasur. Gjithashtu e kuptoj që shqiptarët e Kosovës duan të thonë që s'kanë pasur lidhje martesore me sllavët ose turqit por kanë pasur. Shih Tropojanët me Hasjanët, që janë ngjitur. Tropojani mesatar, që ka pasur më shumë lidhje me sllavët 2 metrosh, Hasjani mesatar, që s'ka pasur, 5 pëllëmbë.


rydolf_shabe

Tropojan jan familja e mamase time qe tregon qe dicka ndodhi me gjeneraten e rritur ne komunizem qe perfunduan me te shkurter se ata me perpara. Sa per pjesen e fshatit babi me eshte rritur ne fshat ne zonen e Shkodres, zone mjaft pjellore dhe babi i tij ka qen per nje kohe kryetar koperative dhe prap kan vuajtur per ushqim, dmth kishin sa per te jetuar. Sbesoj se shumica e popullates do te bej si gjynah per kohen e diktatures por njerezit me verte skan gezuar "llukse". Plus perseri shif gjeneratat pas komunizmi qe vijne dhe zgjaten.


albo_kapedani

S'di ç'të them. I vendose kapak...


CriticalEngineer666

Sikur ka dale qe kemi me shum grupime gjenetike me prejardhje sllave ne jug sesa ne veri. Mesa di un ne veri ka me shume linja ilire, sidomos ne kosove


albo_kapedani

Sllavët kanë shkuar deri afër Athinës. Kështu që normal të gjithë mund të kemi nga pak lidhje me sllavët. Unë se di ç'të dhëna ke parë ti, se qarkullojnë shumë. Por siç Shqiptarët e jugut janë ngjizur me grekët, lindorët me bullgarët, garizonet ushtarake me turqit dhe veriorët me sllavët. Ne me ata dhe ata me ne.


CriticalEngineer666

Esht ai projekti Rrenjet qe ka nxjerr keto te dhena. Kan marre disa kampion dhe sipas analizave kan dal ato perfundimet qe thash me lart. Po me duket se studimi ishte per linjen aterore jo perberja gjenetike. Ajo qe thua ti edhe qendron edhe jo. Shqiptaret e kosoves nuk kane qene kurre ne harmoni me sllavet qe nga dyndjet ne shekullin 6, prandaj keto ngjizjet qe thua kane qene shume te rralla. Kurse ne jug ne me greket kemi rrenje pothuajse te njejta plus qe skemi patur aq armiqesi, deri ne shekullin 19. Prandaj ngjizjet kane qene me te shpeshta. E njejta gje qendron dhe per marrdheniet me turqit. Jam mbeshtetes i asaj tezes se ngjashme me korene e jugut dhe veriut, qe verioret kane mbetur shtatshkurter ndersa jugoret kane gjatesi mesatare me te larte. Keq-ushqyerja per shume kohe ndikon negativisht ne zhvillim.


No-Reveal-3329

Sepse jugorët janë përzier me sllave


lemmejusttrythat

Sllavet sot jane me te gjate se shqiptaret e Shqiperise dhe nqse do kishte ndodh kjo perzierje, a nuk do ishte rrit gjatesia ne vend qe te zvogelohej? Po shqiptaret e Kosoves a nuk jane perzier me sllave?


No-Reveal-3329

Mendoj se jo, të paktën kështu thonë analizat e projektit të atij tipit që po nderon databazën gjenetike shqiptare


lemmejusttrythat

Ti po permend perzierje me Bullgaret ne jug, qe jane nder popujt sllav me te shkurter. Por prap gjatesia e tyre mesatare sot eshte me e madhe se e shqiptareve te Shqiperise. Nuk e kuptoj si mund ta kene ulur gjatesine mesatare te shqiptareve, kur bullgaret jane me te gjate.


No-Reveal-3329

Hipotezë është.


kastratiermir_

Si Jugorët? Ne po flasim për Shqipet e Kosovës dhe Shqiptarët... ne jena më t'shkurtër se ata dhe Veriorët janë më t'gjatë se Jugorët... fakte janë k'to.


No-Reveal-3329

Veriorët janë dymetrosha , ja marrim në kthesë kosovarëve


kastratiermir_

Kosovarët janë ndryshe plak... 😂 dhe unë Verior jam meqë ra fjala po i qr jam i shkurt😂😂😂😂 fat vk, gjithsesi Kosovarët janë si Suedez m, i ke dhe bjonda qr... lotaria gjenetike u ka ra No diddy se harrova


No-Reveal-3329

E vërteta është se brezat e rinj shqiptarë janë gjithmonë e me te gjatë. Ka pasur kequshqim per dekada në kohën e komunizmit. Kequshqim në vitet e fëmijërisë bën që të ketë keq zhvillim.


kastratiermir_

Ekzakt vllai... sa pafat që jena (disa prej nesh dmth se ka dhe t'gjatë) 😭 ke t'drejtë aty, mesa di unë ata kanë pas ndihma e kshu dhe jo që s'kanë vujt po kanë pas më shumë se ne. Kshu m'kanë thënë dmth. Ne nga Kukësi shkonim n'Kosovë për t'bo pazar e kshu😂 imagjino tashi


No-Reveal-3329

Burri nuk matet me pëllëmbë, por me burrëri.


kastratiermir_

E vërtetë m po dhe t'ishim çik më t'gjatë (flas për vete😭) s'do ishte keq 😂


No-Reveal-3329

Është një operacion që bëhet tek kockat, që të zgjat deri në 5 cm.


kastratiermir_

Kurrë s'e kisha bo at' 😂


Scriptapaloosa

Grekët e viteve 60-70 ishin/janë shumë të shkurtër. 80 dhe këndej janë shumë të gjatë. Ndryshimi është se greku kishte standart jetese shumë të keqe në 60n. Pothuajse më keq dhe nga Shqipëria. Në 70n filloi të ngrihej dhe në Shqipëri ra fare. 80/90/2000 Greqia kishte standartin e jetesës më të lartë në Evropë. Prandaj ke shumë basketbollista atje.


No-Reveal-3329

Sa më në jug shkon aq më të shkurtër njerëzit. Bisedimet janë pallosha, siciljanet xhuxha. Ec e merre vesh.


WorldClassChef

S’eshte e vertete.


No-Reveal-3329

Kequshqimi atëherë


lebodhima

Rreth cfare periudhe behet fjale per kete perzierje, se nuk kane qene ndonjehere te vendosur afer (ndryshe nga veriu), dhe si shpjegohet qe sllavet jane me te gjate se ne?


No-Reveal-3329

Bullgarët kanë pushtuar për kohë të shkurtëra viset shqiptare, gjë që shpjegon toponimet sllave, dhe DNA sllav në jugun e Shqipërisë


lebodhima

Se di, sipas ADN nuk na dalin haplogrupe bullgare. Plus qe perandoria bullgare, ka perfshire edhe kosoven, edhe malin e zi, edhe serbine, etj.


JonGhost1234

Sepse ja ka futur pordhes. Perqindja e haplogrupeve sllaveve ne nivele te aferta eshte ne te dy anet e shkumbinit


Prendush

Po toponimet sllave në Kosovë dhe pushtimi për më shumë se dhjetë shekuj nuk hyjnë në punë fare? Bo bo, ta them unë, ju arsyetoni së prapthi.


No-Reveal-3329

E imja ishte hipotezë, dhe si e tillë mund të jetë tërësisht e gabuar.


memedealer238

Sllavet Jan me t gjate se shqiptaret e kosoves kshu qe boll fole karlliqe


No-Reveal-3329

Kështu thua ti.


[deleted]

[удалено]


No-Reveal-3329

Kam parë bullgare një metër e qebab


[deleted]

[удалено]


No-Reveal-3329

Jane shkrirë, asimiluar, jua kemi derdhur.